Ndërlidhjet

BAGDAD


Ish lideri irakian Sadam Husein, deklaroi sot se ka miratuar vendimin per vdekjen e shiitive në vitin 1980, pasi dispononte të dhëna, se ata ishin përfshirë në një tentativë vrasje kundër tij. Gjatë seancës së sotme gjyqësore Husein anashkaloi disa pyetje të prokurorit lidhur me rolin e tij në masakrën ndaj shiitëve në fshatin Dujail.
Ai e cilësoi gjyqin ndaj tij të paligjshmën dhe akuzoi përfaqësuesit shiitë në ministrinë e brendëshme, se kanë vrarë dhe torturuar mijëra irakiane.
Marrja në pyetje e ish liderit irakian vjen një ditë pasi ndaj ndaj tij u ngritën akuza të tjera për gjenocit, të cilat tregojnë se Husein është përgjegjësi kryesor në vrasjen e 100 mijë personave, gjatë një operacioni ushtarak kundër popullsisë kurde.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG