Ndërlidhjet

WASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice i kërkoi kongresit të miratojë një marrëveshje me Indinë nëpërmjet së cilës Shtetet e Bashkuara do të ndajnë teknologji nukleare dhe India do të lejojë inspektimin ndërkombetar të faciliteteve civile nukleare atje.
"Ndërsa Irani dhe Korea e Veriut po thyejne obligimet ndërkombëtare, India po përpiqet të gjejë një zgjidhje paqësore ndërkombëtare. Në fakt India po luan rolin e saj në mbështetje të përpjekjeve të komunitetit ndërkombetar për të devijuar ambiciet e rrezikshme nukleare te Iranit" tha Rice.
Presidenti Amerikan Bush është shprehur gjithashtu dakort për një marrëveshje gjatë një vizite në New Dehli muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG