Ndërlidhjet

BUKURESHT


Liderët e vendeve të Ballkanit janë mbledhur në Rumani për të diskutuar zgjërimin e marrëveshjes për tregti të lirë. Ndër pjesëmarrësit janë shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen dhe kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.
Rumania, kryesuese e paktit për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore, ka propozuar që marrëveshja të përfshijë edhe Kosovën, Shqipërinë, unionin Serbi-Mali i Zi dhe Moldavinë.
Bashkimi Evropian e ka mbështetur nismën. Komisioneri për Zgjërimin Oli Rehn tha para takimit se marrëveshja do të jetë "stërvitje e mirë për bashkëpunimin ekonomik në përgatitjet për anëtarësim në BE.
XS
SM
MD
LG