Sot vazhdoi gjykimi i ish diktatorit irakian, por Saddam Hussein nuk u paraqit në seancën e mëngjesit.
Dje prokurorët paraqitën prova që ndërlidhin atë me vrasjen e 148 shiitëve pas një atentati të dështuar kundër tij në qytetin Dujail. Hussein i hodhi poshtë disa pjesë të akuzës, por e arsyetoi vendimin e tij për miratimin e vrasjes së shiitëve, duke thënë se kjo ishte pjesë e detyrës së tij si president.