Ndërlidhjet

BUKURESHT


Vendet e Europës Juglindore pjesa më e madhe e të cilave nga Ballkani, ranë dakort të promovojnë në shtator një marrëveshjë mbi tregëtinë e lirë që do të ndihmojë rajonin në përgatitjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pakti, do të zëvendësojë marreveshjet dy palëshe, duke vënë në funksionim marrëveshjen e tregtisë së lirë së vendeve të Evropës Qëndrore, e cila ka shërbyer si një forum për vendet që ju bashkuan unionit në vitin 2004.
"Ne ramë dakort të bëjmë përpjekjet e duhura, të zhvillojmë një seri negocitash dhe ti përfundojmë ato në fund të muajit shtator" tha kryeministri i Rumanisë Calin Tariceanu, gjatë një konference për shtyp. Ndërkohë sipas komisionerit evropian për zgjerimin Oli Rehn, marrëveshja duhet të sigurojë zhvillim ekonomik për të gjithë rajonin. Marrëveshja do të përfshijë Shqipërinë, Kosovën, Bosnje- Hercegovinën, Serbi- Mali e Zi dhe Moldvinë.
Në takimin e sotëm Kosova u përfaqësua nga shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen dhe kryeministri Agim Çeku. Kryeministri Çeku në një intervistë për radion " Evropa e Lirë" tha se Kosova në këtë forum është antare me të drejta të plota dhe takimi i sotëm e ka pozicionuar Kosovën një hap përpara në planin ndërkombëtar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG