Ndërlidhjet

PRISHTINË


Drejtorët politikë të vendeve anëtare të grupit të Kontaktit kanë takuar sot në zyrën amerikane në Prishtinë ekipin negociues të Kosovës, si dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës do të përfundojë gjatë këtij viti, prandaj Grupi i Kontaktit ka premtuar se do ta përshpejtojë procesin, tha sot Hashim Thaçi anëtar i grupit negociues pas takimit me përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit. Zoti Thaçi tha gjithashtu se ishte qëndrim i përbashkët, se pala kosovare në asnjë moment, nuk e ka bllokuar procesin e bisedimeve për decentralizimin. Grupi i Kontaktit edhe njëherë ka përsëritur se nuk do të ketë asnjë lloj ndarje të Kosovës, qoftë ajo de facto apo ndryshe. Ndërkohë, kryetarët e komunave të veriut u kanë deklaruar përfaqësueve të Grupit të Kontaktit se statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të mundësojë një jetë normale për komunitetin serb në Kosovë dhe se nuk duhet nxituar në marrjen e vendimit për statusin e ardhshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG