Rrahman Paçarizi, Prishtinë
Grupi i Kontaktit ka ripohuar angazhimin që gjatë vitit 2006 të arrihet zgjidhje përfundimtare për statusin e Kosovës, e cila kërkon edhe pranimin nga populli i Kosovës, thuhet në një deklaratë lëshuar nga zyra amerikane në Prishtinë, e cila ishte nikoqire e drejtorëve politikë të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit. Në deklaratë thuhet se Grupi i Kontaktit ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e qëndrueshme të pranisë serbe në Kosovë, duke këmbëngulur që marrëveshjet të negociohen në kuadër të procesit për status dhe që ato të garantojnë të drejta dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. Grupi i Kontaktit gjithashtu nxit liderët e Kosovës të jenë fleksibilë dhe zemërgjerë në negociatat për status, veçanërisht në decentralizim dhe mbrojtje të trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Liderët e Kosovës duhet të ofrojnë rezultate të qarta sa u përket standardeve, në veçanti atyre që prekin bashkësitë minoritare, në mënyrë që të përmirësohet pozita e tyre dhe e gjithë qytetarëve, thuhet në deklaratë, ku inkurajohen serbët e Kosovës dhe pakicat joserbe të marrin pjesë aktivisht në procesin e statusit dhe në institucionet e Kosovës.
Drejtorët politikë të Grupit të Kontaktit kanë takuar sot grupin negociues të Kosovës dhe drejtues institucionesh ndërkombëtare e vendore të Kosovës, si dhe përfaqësues të serbëve dhe të pakicave joserbe. Meqë gazetarët nuk janë lejuar të hyjnë në zyrën amerikane ku janë mbajtur takime, para gazetarëve ka folur vetëm Hashim Thaçi, anëtar i ekipit negociues, i cili tha se ishte premtim i Grupit të Kontaktit që procesi të përshpejtohet.
"Grupi i Kontaktit është zotuar se do të vazhdojë përkushtimin shumë serioz për përshpejtimin e zgjidhjes së statusit politik dhe viti 2006 të jetë viti i vendimit për statusin, që ne besojmë dhe jemi duke punuar shumë, e besojmë se do të ndodhë edhe me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, shteti i pavarur dhe sovran".
Në këtë plan, zoti Hashim Thaçi tha se pala kosovare do të jetë kreative në prezantimin e ideve dhe sugjerimeve për të gjitha çështjet thelbësore, në këtë proces të domosdoshëm për përfundimin e procesit për statusin politik, për shtetin e pavarur dhe sovran.
Zoti Thaçi tha se ishte qëndrim i përbashkët, se pala kosovare në asnjë moment nuk e ka bllokuar procesin e bisedimeve për decentralizimin dhe se raundi i katër do të jetë vetëm një finalizim i procesit të decentralizimit:
"Bashkëpunim ndërkomunal do të ketë, nuk do të ketë lidhje horizontale apo pushtet të tretë",tha zoti Thaçi, sipas të cilit do të punohet në procesin integrues dhe kurrsesi ndarës në baza etnike, por thjesht në bazë të parimit qytetar.
Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit kanë takuar sot edhe përfaqësues të serbëve të Kosovës. Oliver Ivanoviq, kryesues i Listës Serbe, tha se gjatë takimit kanë insistuar se kërkesat e serbëve nuk po merren parasysh sa duhet dhe duhet të kenë më shumë hapësirë dhe mirëkuptim. Sidoqoftë, Ivanoviq tha se ata e kanë kuptuar porosinë e Grupit të Kontaktit:
"Porosia ishte se ne duhet të marrim pjesë në institucione dhe të jemi të përgatitur për implementimin e marrëveshjes, çfarëdoqoftë ajo, që do të arrihet në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit," tha Oliver Ivanoviq, për të shtuar se nuk mjafton për serbët që vetëm të hyjnë në insitucione, por kërkojnë garanci që të mos jenë vetëm dekor i institucioneve. Ivanoviq tha se shpresonte që edhe Beogradi të ketë mirëkuptim për këtë çështje dhe për të nxitur serbët që të jetojnë në Kosovë e jo ta bëjnë të kundërtën:
"Qeveria dhe ekipi negociues i Beogradit duhet të vijnë në Kosovë dhe t’i bindin njerëzit të rrinë këtu dhe jo të shqetësojnë edhe më popullatën serbe me veprime, si ato lidhur me refuzimin e pagesave nga buxheti i Kosovës," tha Oliver Ivanoviq.
Grupi i Kontaktit ka vizituar dje edhe pjesën veriore të Mitrovicës, me ç’rast kanë rikonfirmuar qëndrimin për mosndarjen e Kosovës as de facto e as ndryshe.