Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës kanë kërkuar sot nga institucionet e Kosovës, Qeveria dhe Kuvendi të ngrejnë çështjen e pazgjidhur të komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës. Këto kërkesa, përfaqësuesit e Luginës, Ragmi Mustafa dhe Riza Halimi i kanë bërë gjatë takimit të rregullt që zhvillojnë me anëtarin e Grupit Negociues, Veton Surroi, i cili drejton dhe Këshillin për Komunitete, në kuadër të ekipit kosovar për bisedimet lidhur me statusin.
Nikoqiri i takimit, Veton Surroi tha se do të ishte reale që praktikat më të mira rajonale për decentralizimin që do të zbatohen në Kosovë, të zbatohen edhe në Luginën e Preshevës. Po ashtu, Surroi tha se Kosova duhet të ngrejë tani çështjen e lidhshmërisë ndërmjet saj dhe komunave me shumicë shqiptare në Serbi, ngjashëm siç kërkohet të bëhen këto lidhje ndërmjet komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG