Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ish zëvëndëskryeministri dhe lideri aktual i opozitës, Çedomir Jovanoviç i ka kërkuar Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës. "Ky është një rast ta heqim barrën e historisë dhe të krijojmë një Serbi qytetare. Serbia nuk mundet më ta qeverisë Kosovën"- shprehet Jovanovic, në një intervistë për të perditëshmen "Danas".
Ish zëvendësi i kryeministrit të vrarë Zoran Djindjiç, aktualisht kryetar i Partisë Liberal-Demokrate, propozon një kontratë kushtetuese mes Serbisë dhe Kosovës e cila do ti njohë kësaj të fundit sovranitetin, ndërsa minoriteti serb në Kosovë do të duhet të ketë veton për çdo ndryshim në kushtetutë.
"Serbët e Kosovës duhet të kenë gjithashtu dhe një zë në arsim, drejtësi dhe polici si dhe një numër të garantuar përfaqësuesish në parlament. Deri në permbushjen e këtyre kërkesave Kosova duhet të ketë një pavarësi të kushtëzuar" thotë për "Danas" kryetari i Partisë Liberal Demokrate.
Për qeveritarët aktuale në Beograd, ai shprehet se ende ata janë nën kurthin e nacionalizmit të "Serbisë së Madhe" dhe i akuzon se nëpërmjet "patrotizmit falls" po pengojnë zhvillimin e Serbisë.
Ndërkaq negociatat e Vienes, lideri opozitar serb i quan "farsë politike", që paraqesin dialog mes të shurdhërve.
XS
SM
MD
LG