Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyrtari i lartë i administratës ndërkombëtare në Kosovë për çështjen e kthimit, Kilian Kleinschmidt thotë se Institucionet e Kosovës duhet t'i risigurojnë serbët se janë vërtetë për kthim të qëndrueshëm. Ai sot i deklaroi Radios Evropa e Lirë se nuk beson se do të ketë numër të madh të të kthyerve këtë vit, pasi, sipas tij, serbët janë të shqetësuar rreth së ardhmes së Kosovës. Zoti Kleinschmidt shprehet se një rol në rritjen e kësaj paqartësie po e luajnë edhe autoritetet në Serbi, që nga serbët po kërkojnë të vendosin ndërmjet Beogradit dhe institucioneve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG