Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shoqata e gazetarëve të Serbisë sot ka fajësuar autoritetet për dështimin e tyre që të gjejnë vrasësit e gazetarit dhe publicistit, Sllavko Çuruvija. "Vrasja e pandëshkuar e gazetarit Çuruvija, para shtëpisë së tij në qendër të Beogradit, pasi e kishin përcjellë 27 agjentë të sigurimit shtetëror, mbetet një mesazh i qartë se në Serbi, deri më fund, nuk është zbuluar aparati që kishte për detyrë t'i likuidoj kundërshtarët e regjimit të Millosheviqit", thuhet në kumtesën e Shoqatës së gazetarëve. Sllavko Çuruvija, ish pronar i së përditshmes Dnevni Telegraf, u vra në prill të vitit 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s.
XS
SM
MD
LG