Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Bagdad sot është Dita e Lirisë, që shënon tre vjetorin e rënies së Bagdadit nën kontrollin e forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Më 9 prill 2003, masa e irakianëve i kishin përshëndetur pjesëtarët e marinës amerikane, që kishin rrëzuar shtatoren e Saddam Husseinit, duke shënuar edhe shkatërrimin e regjimit të tij. Megjithatë, pjesa më të madhe e irakianëve ende ballafaqohet me realitetin e vrazhdë, që karakterizohet me veprime intensive të kryengritësve, që e shton dhunën sektare, pastaj me mungesë të rrymës elektrike dhe me vakuumin aktual politik. Në një kumtesë të përbashkët, ambasadori amerikan në Irak, Zalmay Khalilzad dhe gjenerali George Casey, komandant i trupave amerikane në Irak, thonë se "përkundër progresit të madh, mbetet edhe shumë punë".
XS
SM
MD
LG