Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb Koshtunica do të dorëzojë pranë Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë, Ratko Mlladiçin deri në fund të prillit, ka deklaruar Goran Petroviç, ish kreu i shërbimit serb të zbulimit.
"Mlladiçi ka pasur mbrojtjen e ushtrisë dhe Koshtunicës në vitin 2000 dhe kjo është arsyeja përse nuk mundëm ta arrestonim atë botë", ka thënë për mediat vendase Petroviç.
Më tej ai ka shtuar se padyshim ekziston një lloj komunikmi mes Koshtunicës dhe Mlladiçit "derisa presioni mbi familjen dhe të afërmit e Mlladiçit ka qenë vetëm sa për sy e faqe të bashkësisë ndërkombëtare."
"Çfarëdo që të ndodhë me Mlladiçin nëse do arrestohet apo do vritet gjatë arrestimit sërish do jetë farsë", ka theksuar ish shefi i zbulimit të Serbisë Goran Petroviç.
XS
SM
MD
LG