Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Bagdad sot është Dita e Lirisë, që shënon tre vjetorin e rënies së Bagdadit nën kontrollin e forcave të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Më 9 prill 2003, masa e irakianëve i kishte përshëndetur pjesëtarët e marinës amerikane, që kishin rrëzuar shtatoren e Saddam Husseinit. Megjithatë, pjesa më e madhe e irakianëve ende ballafaqohen me sulmet e kryengritësve, me dhunë të shtuar ndërfetare, me mungesë të energjisë elektrike dhe me vakuumin aktual politik. Në një kumtesë të përbashkët, ambasadori amerikan në Irak, Zalmay Khalilzad dhe gjenerali George Casey, komandant i trupave amerikane në Irak, thanë se "përkundër përparimit të madh, mbetet edhe shumë punë".
Lidhur me zhvillimet e sigurisë në Irak forcat amerikane kanë vrarë tetë kryengritës të dyshuar gjatë një ndërhyrjeje në veri të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG