Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian e filluan takimin e tyre në Luksemburg, ku pos çështjeve të tjera, pritet ta miratojnë edhe një "plan aksional" për përgatitjen e misionit të ardhshëm të BE-së në Kosovë, në fushën e pushtetit të ligjit, në polici dhe në drejtësi, pasi të gjendet zgjidhja për status dhe pasi të pushoj veprimi i administratës së përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Është thënë se ky "plan aksional" është një dokument teknik, i cili Komisionit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së u paraqet drejtimet për përgatitjen e veprimit të ardhshëm të BE-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG