Ndërlidhjet

PARIS


Ligji i punës për të rinjë në Francë, kundër të cilit gjatë javëve të fundit ka pasur protesta masive, do të zëvendësohet me masa të tjera, me të cilat të rinjët do të ndihmohen për të gjetur punë, ka njoftuar sot zyra e presidentit, Jacques Chirac. Menjëherë pas këtij njoftimi nga presidenca, kryeministri Dominique de Villepin shprehu keqardhje që për legjislaturën për punë kishte mungesë të mirëkuptimit në opinion. Ai tha se kishte shpresuar se do të veprohej shpejtë për ta reduktuar rritjen e shkallës së papunësisë te të rinjtë, por kjo, sipas tij, "nuk ishte kuptuar nga çdokush".
XS
SM
MD
LG