Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Bashkimi Evropian ka miratuar planin e veprimit për një Ekip planifikues të BE-së në Kosovë që do përqëndrohet në fushën e zbatimit të rendit dhe shtetit ligjor.
Plani i veprimit ka si qëllim të realizojë një kalim të qetë të kompetencave nga UNMIK-u në fushat përkatëse ku do përqëndrohet ky mision dhe të ndihmojë UNMIK-un në procesin e kalimit të përgjegjësive tek institucionet vendore.
Ekipi i BE-së do të vendoset në Kosovë në mënyrë graduale, duke filluar me një ekip bazë në fund të prillit dhe do të kompletohet deri në 1 shtator të këtij viti.
Do të jenë strukturat e BE-së ato që do vendosin nëse misioni në fjalë do vazhdojë edhe pas 31 dhjetorit 2006. Ky hap i fundit i Brukselit zyrtar nuk ka për qëllim të paragjykojë statusin përfundimtar të Kosovës, bisedimet rreth të cilit po vazhdojnë ende.
XS
SM
MD
LG