Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Bashkimi Evropian do shohë mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit për shkak të refuzimit të bashkëpunimit me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore.
Kjo është bërë e ditur nga shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, i cili theksoi se moslejimi hyrjes së zyrtarëve iranianë në vendet e Bashkimit Evropian mund të jetë një nga këto masa. Por Solana ka hedhur poshtë mundësinë e përdorimit të forcës kundër Iranit.
Nga ana tjetër presidenti iranian në një fjalim në televizion tha se Irani nuk do pezullojë programet për pasurimin e uraniumit, pavarësisht kërkesës së Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG