Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen tha se "është thellësisht i shqetësuar nga politikat e Beogradit që i nxisin serbët e Kosovës të bojkotojnë institucionet e Kosovës".
Këto komente ai bëri gjatë takimit të grupeve punuese për kthimin e të zhvendosurve dhe komuniteteve. Grupet punuese po shqyrtojnë Kornizën Strategjike për Kthim dhe Komunitete, të miratuar vitin e kaluar nga UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës.
Në këtë seminar dy ditor, kryeministri Agim Çeku dhe shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen janë angazhuar që kthimi të jetë një proces i qëndrueshëm dhe të gjithë të kthyerit të kenë qasje të papenguar në pronat e tyre
XS
SM
MD
LG