Ndërlidhjet

UASHINGTON/BAGDAD


Presidenti amerikan ka kërkuar nga udhëheqësit irakianë të lënë mënjëanë dallimet dhe të krijojnë një qeveri të unitetit kombëtar.
Bush ka shtuar se shtyrja e mëtejshme e krijimit të qeverisë rrit rrezikun se kryengritësit do zvogëlojnë procesin demokratik. Komentet e Bushit erdhën pas shtyrjes së vendimit për kandidaturën e kryeministrit nga blloku i partive shiite, fituese në zgjedhjet e katër muajve më parë.
Kandidatura e deritashme, ajo e Ibrahim al Xhafarrit është kundërshtuar nga partitë sunite dhe kurde.
Partitë e sunitëve dhe kurdëve fajësojnë al Xhafarrin që ka bërë fare pak për të ndaluar dhunën fetare në vend.
XS
SM
MD
LG