Ndërlidhjet

UASHINGTON/LUKSEMBURG


Presidenti amerikan i ka cilësuar si "spekullime të egra" informacionet e botuara në media se Shtetet e Bashkuara po studiojnë seriozisht mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Iran. Por Bush ka theksuar se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kundërshtojnë programet bërthamore të Iranit.
"Ne nuk dëshirojmë që iranianët të kenë armë bërthamore, kapacitet për të prodhuar armë të tilla apo njohuritë që duhen për prodhimin e armëve bërthamore. Ky është qëllimi ynë", tha Bush.
Po sot shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana tha se Bashkimi Evropian do shohë mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit për shkak të refuzimit të bashkëpunimit me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore.
Nga ana tjetër presidenti iranian në një fjalim në televizion tha se Irani nuk do pezullojë programet për pasurimin e uraniumit, pavarësisht kërkesës së Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG