Ndërlidhjet

PRISHTINË


SHefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen dhe kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu ua kanë lënë partive politike në Kosovë të vendosin nëse do ti mbajnë në vjeshtë apo do ti shtyjnë për më vonë zgjedhjet lokale, të cilat sipas rregullores duhet të mbahen në fund të këtij viti. Shefi i administratës ndërkombëtare në Kosovë tha gjithashtu se vjeshta e këtij viti, kur është dhe koha për zgjedhje të reja është vendimtare për statusin e Kosovës, prandaj sipas tij duhen kërkuar argumente pro dhe kundër nga partitë politike për të vendosur. Ndërkaq kryetari i Kosovës Sejdiu u shpreh se do të bisedojë me partitë politike që të shihet edhe interesi i tyre përpara se të vendoset për kohën e zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG