Ndërlidhjet

TIRANË


"Integriteti i gjyqtarëve, reformimi i sistemit gjyqësor, figura e pastër e politikanëve mbeten ende sfida për ne",- tha kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë znj. Jozefina Topalli gjatë fjalës së hapjes, në seminarin rajonal me temë: “Angazhimi i Parlamentarëve të Europës Juglindore në luftën kundër krimit të organizuar. Me tej ajo shtoi se në këtë proces duhet angazhim më i madh nga të gjitha institucionet, veçanërisht i prokurorisë dhe i drejtësisë, jo vetëm në identifikimin e rasteve të përfshirjes së zyrtarëve të lartë në krim e korrupsion, por edhe në dënimin e tyre. I pranishëm në këtë takim kryeministri z. Sali Berisha theksoi se qeveria shqiptare ka shpalluar si një nga linjat kryesore të saj, tolerancën zero ndaj krimit. Seminari dy ditor është një iniciativë e Kuvendit të Shqipërisë në bashkëpunim me prezencën e OSBE-së, Paktin e Stabilitetit për Europën Juglindore dhe Akademinë Politike të Partisë Popullore të Austrisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG