Ndërlidhjet

ROMË


Rezultatet përfundimtare tregojne se koalicioni i qendrës së majtë që drejtohet nga Romano Prodi ka fituar zgjedhjet parlamentare në Itali. Sipas rezultateve, blloku politik i Prodit, ka mundur bllokun politik të Berluskonit, në të dyja dhomat e parlamentit. Kështu rezultatet përfundimtare i japin Prodit 158 vende në Senat ose dy më shumë nga çfarë ka arritur të marrë Berluskoni. Ndërsa në Dhomën e Deputetëve, koalicioni i qendrës së majtë kontrollon 348 vende, krahasuar me 281 të qendrës së djathtë. Ministria e brendëshme i dha qendrës së majtë të Prodit 4 vende në Senat, nga votat e italianëve që jetojnë jashtë, duke i dhënë atij përqindjen e duhur për të fituar në të dyja dhomat e parlamentit italian. Por menjëherë më pas Berluskoni, koalicioni i të cilit kish kërkuar rinumërim, u shpreh se "askush nuk mund të thotë, se ata kanë fituar". Ndërkaq ai theksoi se duhet marrë në konsideratë stili gjerman mbi formimin e koalicionin.
"Mendoj se duhet marrë shembull nga disa vende të tjera evropiane, për shembull nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, për të parë nëse do të ishtë rasti për të bashkuar forcat dhe qeverisur në harmoni"-tha Berluskoni.
"Mendoj se kjo do të ishte një akt përulsie për të dy anët por njëkohësisht realizmi. Nuk mendoj se do të ishte në të mirën e vendit që të shkonte drejt një lloj lufte civile"-theksoi lideri i qendrës së djathtë.
XS
SM
MD
LG