Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dhjetëra mijëra njerëz kanë demonstruar anembanë Shteteve të Bashkuara në mbështetje të 11 milionë emigrantëve të paligjshëm.
Protestat ishin kundër përpjekjeve të Partisë Republikane, e cila synojnë ta klasifikojnë si krim, hyrjen e paligjshme në territorin amerikan.
Në protestën e djeshme në Nju Jork pjesëmarrësve iu është drejtuar dhe senatorja Hilari Klinton.
"Fytyrat tuaja janë fytyrat e Amerikës. Ato janë fytyrat e njerëzve që kujdesen për fëmijët tanë, për të moshuarit, janë ata që bëjnë punë të rënda, në ndërtim dhe fusha të tjera", tha senatorja Klinton.
XS
SM
MD
LG