Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia ka bërë të ditur se do të vazhdojë ndihmën financiare për qeverinë palestineze, që drejtohet nga grupi militant islamik Hamas. Ministri i jashtëm Sergei Lavrov kritikoi vendimin e Bashkimin Evropian për të ngrirë gjithë ndihmën direkte ndaj lidershipit palestinez, duke e cilësuar atë një gabim.
Hamasi, i cili fitoi zgjedhjet e përgjithëshme ndodhet në listën e organizatave terroriste të BE-së.
Brukseli ka bërë të ditur se do të rifillojë ndihmën për qeverinë palestineze vetem athere kur Hamasi do të heqë dorë nga dhuna dhe të njohë Izraelin.
Por Lavrov thekson se mënyra më e mirë për të arritur këtë objektiv është "të punohet me Hamasin dhe jo bojkotimi i tij".
XS
SM
MD
LG