Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka deklaruar se "Maqedonia më në fund e ka kuptuar se Kosova e pavarur dhe sovrane, është në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë".
Çeku i ka deklaruar agjensisë shteterore maqedonase MIA, se kontesti rreth kufirit mes Maqedonise dhe Kosovës, duhet të zgjidhet në momentin më të përshtatshëm, ndërsa kjo çështje nuk duhet të jetë shkas për mosmarrveshje mes dy palëve.
"Nuk mendoj se kjo çështje duhet të na shqetësojë. Në parim e kemi shprehur vullnetin tonë që ajo të zgjidhet në një kohë të përshtatshme. Çdo marrëveshje duhet të jetë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Ky është qëndrimi i gjithe spektrit politik të Kosovës"- ka thënë Çeku. Ai theksoi gjithashtu se Shkupi zyrtar tek Prishtina do të gjejë gjithnjë partnerin e besueshem dhe korrekt përkundër atyre që dëshirojnë që çështja e kufirit të mbjelle mosbesim mes dy palëve.
Mediat në Shkup njoftuan se Agim Çeku në 29 prill do të vizitojë Maqedoninë ku do të takohet me kryeministrin Vllado Buçkovski.
XS
SM
MD
LG