Ndërlidhjet

PRAGË


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleeza Rice tha se pohimi i Iranit se ka pasuruar uranium kërkon" hapa të fuqishëm" nga ana e komunitetin ndërkombëtar. Duke folur përpara gazetarëve në Uashington, Rice inkurajoi Këshillin e Sigurimit ti përgjigjet lëvizjeve më ë fundit të Iranit.
"Njoftimi më i fundit i regjimit iranian është vetem një hap që do të çojë në izolimin e Iranit. Kjo tregon se Irani nuk po i përgjigjet kërkesave te komunitetin ndërkombëtar"-theksoi Rice.
Reagimi i Rusise ishte gjithashtu kritik ndaj Iranit por ministri rus i punëve të jashtme Sergei Lavrov u shpreh kundër çdo zgjidhje ushtarake lidhur me këtë cështje.
"Nëse plane të tilla egzistojnë, ato nuk mund të zgjidhin problemin, por në të kundërt mund të krijonin një tjetër vatër të nxehtë, ekstremisht të rrezikshme dhe eksplozive në Lindjen e Mesme, rajon i cili ka mjaft vatra të tilla te nxehta"-u shpreh Lavrov.
Sekretari i përgjithëshëm i kombeve të bashkuara Kofi Annan në një deklaratë të tij jashtë parlamentin hollandez në Hagë bëri apel për të punuar me efektivitet për të gjetur një zgjidhje diplomatike duke hedhur poshtë retorikat.
Ndërkaq dhe liderët evropian kanë kritikuar Iranin. Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se "mesa duket Irani nuk po heq dorë nga vetë-izolimi". Në Londër, ministri i jashtëm britanik Jack Straw tha se ndihet seriozisht i shqetësuar nga njoftimi i Iranit për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG