Ndërlidhjet

ALEKSANDRI


Pala mbrojtëse sot pritet të argumentojë se Zacarias Moussaoui ka probleme mendore dhe nuk duhet të dënohet me vdekje për rolin e tij në sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001.
Dje prokurorët federalë amerikanë e përfunduan paraqitjen e provave kundër Moussaoui-t, me transmetimin e një audio-incizimi të regjistruar në kabinën e aeroplanit, i cili u përplas në Pensilvani.
Raportet nga gjykata thanë se në shirit u dëgjuan të shtëna, vajtime dhe zëra tjera, që sugjerojnë përplasjen ndërmjet udhëtarëve dhe rrëmbyesve përpara rrëzimit të aeroplanit.
XS
SM
MD
LG