Ndërlidhjet

TEHERAN


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Mohamed ElBaradei ka përfunduar raundin parë të bisedimeve me zyrtarët iranianë mbi kërkesat e ndërkombëtarëve që Teherani të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
Në fillim të takimit ElBaradei u shpreh se tashmë është koha që Irani t'i kthehet negociatave dhe gjetjes së zgjidhjes politike.
"Qëllimi i vizitës sime këtu është të konsultohem me autoritetet mbi mënyrat dhe mjetet për të arritur bashkëpunim më aktiv ndërmjet Iranit dhe agjencisë. Gjithashtu do të bisedoj si ta sjellim Iranin në një vijë me kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, që Teherani të pezullojë procesin e pasurimit të uraniumit", tha ElBaradei.
Po sot presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad i hodhi poshtë kërkesat për pezullimin e pasurimit të uraniumit, duke deklaruar se Irani tashmë është "shtet bërthamor".
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice bëri thirrje dje për aksion të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare. Kina dhe Rusia gjithashtu ishin kritikë, por ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska kundërshton çdo zgjidhje me forcë të kësaj çështjeje.
XS
SM
MD
LG