Ndërlidhjet

ROMË


Lideri i qendrës së majtë Romano Prodi akuzoi sot kryeministrin Silvio Berlusconi se nuk është i aftë të pranojë humbjen.
Prodi foli sot përpara gazetarëve në qytetin e tij Bolognia:
"Berlusconi është i paaftë të humbasë, të pranojë që ne kemi fituar. Ju e dini, ai asnjëherë s'do ta bëjë këtë. Ai është absolutisht i paaftë të pranojë të vërtetën" –theksoi Prodi.
Përfundimi i votime i dha një fitore të ngushtë aleancës së Prodit. Berlusconi kërkoi që rezultati të rishikohet, duke theksuar se më shumë se një milion vota duhen rinumëruar. Rezultati do të konsiderohet provizor deri sa Gjykata Supreme Italiane, të shpallë vlefshmërinë e këtyre zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG