Ndërlidhjet

ALEKSANDRI


Pala mbrojtëse sot pritet të argumentojë se Zacarias Moussaoui ka probleme mendore dhe nuk duhet të dënohet me vdekje për rolin e tij në sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001.
Dje prokurorët federalë amerikanë e përfunduan paraqitjen e provave kundër Moussaoui-t, me transmetimin e një audio-incizimi të regjistruar në kabinën e aeroplanit, i cili u përplas në Pensilvani.
"Zonja dhe zotërinj, ju flet kapiteni. Ju lutem qëndroni të ulur. Kemi një bombë në bord kështu që qëndroni të ulur". – ishte kjo një pjesë nga materiali i regjistruar në kabinët e avionit të rrëmbyer. Ndërkaq raportet nga gjykata thanë se në shirit u dëgjuan të shtëna, vajtime dhe zëra tjerë, që tregonin përplasjen ndërmjet udhëtarëve dhe rrëmbyesve përpara se avioni të rrëzohej.
XS
SM
MD
LG