Ndërlidhjet

SHKUP


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës ambasadori Frank Wisner, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Maqedonisë Branko Cervenkovski, kryeministrin Vllado Buçkovski dhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia duhet ta ketë të qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Sipas tij SHBA e ka mbështetur Maqedoninë për shumë kohë dhe kjo është dëshmuar qartë, ndaj dhe Maqedonia duhet të tregohet e gatshme për bashkëpunim.
"Është me rëndësi që qeveria e Maqedonisë të kuptojë sesi SHBA e konsideron rrjedhën e bisedimeve për statusin e Kosovës dhe përfundimin e tyre. Maqedoninë e konsiderojmë partnere të SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare"- theksoi Wisner.
Nesër I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për statusin e Kosovës, ambasadori Frank Wisner do të vizitojë Prishtinën.
XS
SM
MD
LG