Ndërlidhjet

TEHERAN


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Mohamed ElBaradei tha se ende nuk mund të konfirmohet nëse Irani ka pasuruar uranium në nivel të tillë për tu përdorur për të furnizuar stacionet bërthamore.
Duke folur sot në Teheran, ElBaradei tha se inspektorë të Kombeve të Bashkuara kanë marrë mostra bërthamore, do t'i egzaminojnë ato dhe do t'ia raportojnë përfundimet e tyre, Agjensisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
"Çështja e pasurimit të uraniumit, sado emocionale është, nuk është urgjente. Ne kemi kohë të mjaftueshme të negociojmë mbi një marrëveshje sipas të cilës të sigurohet nevoja e Iranit për fuqi bërthamore dhe ti jepet zgjidhje shqetësimit të komunitetit ndërkombëtar"-tha Elbaradei.
Me herët gjatë ditës së sotme Elbaradei përfundoi raundin e parë të bisedimeve me zyrtarët iranianë. Ai takoi kreun iranian të Organizatës për Energjinë Bërthamore, Gholan Reza Aghazadeh si dhe kryenegociatorin për cështjet bërthamore Ali Larijani. Ky i fundit tha se Teherani do ti përgjigjet në dy javë kërkesës së Agjensisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore për pezullimin e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG