Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin foli sot për atë që e cilësoi, një zgjidhje të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, të konfliktit në Lindjen e Mesme.
"Ne besojmë se është e nevojshme të rifillojë procesi i paqes, bazuar në një plan veprimi, duke hecur drejt një pike përfundimtare, krijimit të një shteti të pavarur palestinez i cili paqësisht do të bashkëjetojë me Izraelin. Për të arritur këtë qëllim Rusia është e gatshme të vazhdojë të asistojë qeverinë palestineze dhe presidentin, Mahmud Abbas".-tha Putin duke folur gjatë një mbledhje me ambasadorët e akredituar në Kremlin.
Rusia ka kritikuar vendimin e Bashkimit Evropian për të ngrirë ndihmën direkte ndaj lidershipit palestinez, deri sa Hamasi të heqë dorë nga dhuna dhe të njohë Izraelin. Autoritetet ruse thonë se mënyra më e mirë për të arritur paqen në këtë rajon është të punohet me Hamasin.
XS
SM
MD
LG