Ministria irakiane e punëve të brendëshme tha se 13 persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën, në një sulm me autobombë, sot në mbrëmje në Bagdad. Incidenti ndodhi pranë një tregu, në një lagje që banohet nga popullësi shiite. Në një tjetër zhvillim, persona të armatosur, vranë vëllain e një politikani të lartë sunit në Bagdad.