Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush vazhdon të ketë besim tek sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i cili përballet me kërkesa për dorëheqje nga disa ish gjeneralë të ushtrisë amerikane.
Gjashtë gjeneralë në pension, përfshirë disa që kanë shërbyer në Irak, këtë muaj kërkuan që Rumsfeld të japë dorëheqjen. Ata thanë se ai duhet të japë llogari për atë që e kanë cilësuar si kaos në Irak si dhe për mangësi tjera udhëheqëse.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan me këtë rast tha:
"Presidenti Bush beson se Rumsfeld po bën një punë shumë të mirë në një kohë sfidash. Ai ka drejtuar dy luftëra që kanë çuar në çlirimin e 25 milionë njerëzve në Afganistan e po kaq të tjerëve në Irak", tha McClellan.
XS
SM
MD
LG