Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari amerikan në bisedimet për statusin, Frank Uisner, filloi sot vizitën dy ditore në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet të përmbyllet gjatë këtij viti, ka thënë sot në Prishtinë, i dërguari amerikan, ambasadori Frank Uisner. Këto komente, Uisner i ka bërë pas takimeve që zhvilloi me kryeministrin dhe presidentin e Kosovës, si dhe ekipin negociues për statusin. Uisner tha se Uashingtoni i mbështet angazhimet e ish presidentit Marti Ahtisari në kuadër të zgjidhjes së statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG