Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Partisë reformiste Ora dhe njëherësh kryetar i këshillit konsultativ për komunitete, Veton Surroi është takuar gjatë ditës në Manastirin e Deçanit me atin Sava Janiq.
Pas takimit Surroi tha se "nuk e sheh të arsyeshme të krijohet problem për 800 hektarë tokë, që me vendimin ekzekutiv të shefit të UNMIK-ut janë përfshirë dhe shpallur zonë e veçantë." Ati Sava Janiq shtoi se askush nuk synon të kërkojë një status të eksterritorialitetit për manastirin e Deçanit apo monumentet e tjera historike dhe fetare serbe në Kosovë.
Në kohën që zhvillohej ky takim aktivistët e lëvizjes "Vetvendosja" kanë vazhduar protestat për përfshirjen e 800ha toke brenda hapësirës së Manastirit të Deçanit.
XS
SM
MD
LG