Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 6 policë u vranë dhe 20 të tjerë rezultojnë të humbur pasi një autokolonë policie u zu në pritë nga persona të armatosur shume pranë Bagdadit. Policia tha se 10 oficerë të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit.
Në një tjetër përplasje të dhunshme sot, një kamikaz me një makinë, sulmoi një stacion policie në Mosul, duke plagosur të paktën 7 persona.
Ndërkaq Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se forcat amerikane dhe irakiane kanë vrarë një militant, që kishte lidhje me Osama bin Ladenin dhe figurat e tjera të larta të rrjetit terrorist Al Kaida.
Rafid Ibrahim Fattah, i njohur si Abu Umar al-Kurdi, është qëlluar për vdekje në 27 mars afër burgut Abu Ghraib në Bagdad.
XS
SM
MD
LG