Ministria e Brendshme italiane ka deklaruar se numërimi i votave të diskutueshme nuk do të ndryshojë rezultatin përfundimtar, pasi ato janë shumë pak në numër nga ç'ishte thënë në fillim. Vetëm 5000 vota ishin të diskutueshme dhe jo qindra mijëra siç u tha në fillim, bëjnë të ditur burimet zyrtare.