Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti i Shtetit u shpreh se Shtetet e Bashkuara do t'i kërkojnë aleateve të tyre, të marrin parasysh vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, përfshirë ngrirjen e aseteve dhe kufizimin e udhëtimeve për zyrtarët iraniane, si përgjigje ndaj njoftimit se Irani është tashmë një fuqi bërthamore pas pasurimit të uraniumit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean Mc.Cormak tha se zyrtarët amerikane do të diskutojnë masa të mundëshme ndëshkuese të Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, gjate bisedimeve në Moske në 18 prill, me zyrtarë nga Rusia, Kina, Unioni Evropian dhe kombe të tjera.
Ndërkaq Irani ka mohuar se po prodhon armë bërthamore, duke u shprehur se programi i tij bërthamor është vetem për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG