Ndërlidhjet

PRIZREN


Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që çështja e statusit përfundimtar të Kosovës të përmbyllet gjatë këtij viti, ndërsa nga popujt e rajonit kërkojnë pajtim dhe shikim në të ardhmen. Janë këto porosi të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për statusin e Kosovës Frank Wisner. Emisari i qeverisë amerikane ka premtuar se Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët evropianë do të punojnë me të gjitha forcat në Kosovë për të gjetur zgjidhje për statusin.
“Këtë do ta bëjmë me urgjencë dhe me qëllim që të përfundojmë këtë punë në vitin 2006 tha Wisner duke numëruar gjithashtu si çështje primare, procesin e decentralizimit, zgjidhjen e çështjes së pronave kishtare dhe kulturore si dhe ofrimin e të drejtave për pakicat.
Wisner bëri këto komente në Prizren pas takimit me kreun e kësaj komune Eqrem Kryeziun. Wisner kërkoi nga komuniteti shqiptar, por edhe ai serb që të krijojnë një klimë mirëkuptimi dhe ndjenjë sigurie për ata që duan të kthehen.
“Unë ju bëj thirrje të gjithë popujve të rajonit, që t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit. Të hapin një kapitull të ri dhe të shikojnë përpara nga e ardhmja jo pas ”,- tha i dërguari amerikan për statusin Frank Wisner, i cili ka nisur një turne diplomatik në rajon në përpjekje sic ka thënë të gjetjes së zgjidhjes për statusin e Kosovës, duke kërkuar dhe mendimet e Prishtinës, por edhe të Beogradit. Ndërkohe, në takimet e djeshme me liderët kosovarë, Wisner ka përgëzuar palën kosovare për paraqitjen e deritashme në bisedimet në Vjenë.
Frank Wisner pasditen e sotme do të qëndrojë në manastirin e Deçanit, ku do të takohet me klerikun serb Sava Janjiq.
XS
SM
MD
LG