Ndërlidhjet

PRISHTINË


Me nderime të larta sot në Prishtinë është varrosur Mahmut Bakalli.
Më herët gjatë ditës, nën kujdesin e Qeverisë së Kosovës, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt një akademi përkujtimore, në shenjë nderimi për Mahmut Bakallin, ish udhëheqësin e lartë të Kosovës, i cili vdiq dje pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 70 vjeçare.
Z. Bakalli ka qenë deputet në Kuvendin e parë të Kosovës së pasluftës, zyrtar i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe së fundi këshilltar i jashtëm i kryeministrit Agim Çeku.
XS
SM
MD
LG