Ndërlidhjet

BUKURESHT


Lumi i Danubit ka arritur nivelin e tij më të lartë prej më shumë se 100 viteve, duke nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e tyre si dhe përmbytur toka bujqësore.
Qeveria rumune tha se prej dje, gjendja e emergjencës u shpall në 12 rrethe përgjatë lumit, ndërsa është angazhuar në përballimin e situatës ushtria si dhe punonjësit civilë të mbrojtjes. Rreth 5 mijë hektarë tokë rreth qytetit Bazia, pranë kufirit me Serbinë janë përmbytur.
Përmbytje raportohen dhe në Kinë për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive. Deri tani janë avakuar rreth 37 mijë njerëz. Dëmi llogaritet 100 milion dollarë ndërsa janë shkatërruar 20 mijë shtëpi.
XS
SM
MD
LG