Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark i është bashkuar kërkesës së një numri të gjeneralëve amerikanë që kërkojnë dorëheqjen e serketarit të mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Gjenerali i pensionuar i Shteteve të Bashkuara, Wesley Clark, që komandoi NATO-n gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, i deklaroi mbrëmë vonë televizionit amerikan se zoti Rumsfeld ka bërë zgjidhje të gabuara politike dhe se është koha për udhëheqës të ri në Pentagon. Presidenti Bush, para dy ditësh, ka shprehur "mbështetje të plotë" për sekretarin Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG