Ndërlidhjet

MITROVICË


Anëtari i ekipit negociator të Serbisë, Marko Jakshiq dhe kryetari i këshillit kombëtar serb për Mitrovicën, Nebojsha Joviq kanë deklaruar sot se ende nuk ka kushte për hyrje të serbëve në institucionet e Kosovës. Burimet serbe nga Mitrovica raportojnë se ata, në takimin me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Uisner, kanë thënë se bashkëpunimi institucional ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës mund të bëhet vetëm nëse pjesa veriore e qytetit, që është me shumicë serbe, e fiton statusin e komunës. Sipas fjalëve të Nebojsha Joviqit, zotit Uisner i është transmetuar mesazhi se çfarëdo forme e pavarësisë së Kosovës është në "kundërshtim me mundësinë e mbetjes së serbëve në Kosovë".
XS
SM
MD
LG