Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtruesi i detyrës së kryetarit të parlamentit të Irakut bëri të ditur se është shtyrë sërish data e mbledhjes së parlamentit për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me krijimin e qeverisë së re të unitetit.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë në Irak nga shpërthimi i një makine bombë afër një tregu në qytetin Mahmudija, janë vrarë së paku 11 vetë dhe janë plagosur mbi 25 të tjerë. Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se pesë kryengritës janë vrarë dhe pesë të tjerë janë arrestuar gjatë një aksioni në Bagdad.
Ministria e mbrojtjes e Britanisë ka kumtuar se në Basra të Irakut është vrarë një ushtar britanik, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Deri tani në Irak janë vrarë 104 ushtarë britanikë. Njoftohet dhe për tre ushtarë amerikanë të vrarë në provincën e Anbarit.
XS
SM
MD
LG