Ndërlidhjet

BEOGRAD


Frenk Uisner, i dërguari amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës u takua sot në Beograd me kryeministrin e Serbisë Vojisllav Koshtunica dhe presidenti Boris Tadiç.
Në takimin me Koshtunicën, uisner i ka thënë kryeministrit serb se pjesmarrja e serbeve në institucionet e Kosovës është "shumë e rëndësishme".
Po sot ambasada amerikane në Beograd njoftoi se Uisner do të kërkojë nga kryeministri serb, presidenti dhe shefi i diplomacisë serbo-malazeze Vuk Drashkoviç që "të luajnë rol konstruktiv në negociatat aktuale, që rezultati i tyre të jetë një Kosovë paqësore dhe demokratike, e cila do t'i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj".
Uisner viziton Beogradin pas turneut tre ditor në Maqedoni dhe Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ai i bëri thirrje njerëzve "ta kthejnë një faqe të historisë dhe të shohin përpara". Uisner gjithashtu ritheksoi qëndrimin amerikan që negociatat për statusin e Kosovës të përfundojnë brenda vitit.
XS
SM
MD
LG