Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Prishtinë nesër pritet të mbërrijë ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë, të emëruar nga zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin, Albert Rohan. Ekspertët do të diskutojnë axhendën e çështjeve që do të diskutohen në takimin e rradhës mbi decentralizimin e pushtetit vendor, i cili mbahet më 4 maj në Vjenë. Një prej çështjeve pritet të jetë edhe Mitrovica, në kuadër të bisedimeve për përcaktimin e kufijve të komunave që do të dalin nga procesi i decentralizimit.
XS
SM
MD
LG